Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump në New York, ku ishin të pranishëm edhe një sërë liderësh të tjerë botërorë, transmeton KosovaPost.
Në një postim në rrjete sociale, Osmani ka bërë të ditur se gjatë pritjes janë zhvilluar “diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë”.
“Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Osmani.
Takimi është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ku liderët botërorë po zhvillojnë takime bilaterale e shumëpalëshe mbi çështje të politikës dhe ekonomisë globale.



Të tjera
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt shkrimit të historisë së Kosovës
Çfarë thotë shkrimi i dorës për personalitetin tuaj!