Ceremonia mortore e mbajtur në fshatin Pavlan të Pejës për 15-vjeçarin Eldion Kelmendi, vëllain e këngëtarit Besart Kelmendi (Gjesti), ka mbledhur qindra qytetarë, të afërm, miq dhe kolegë të afërt të familjes.
Mes shumë figurave publike që shprehën dhimbjen dhe solidaritetin e tyre, të pranishëm ishin edhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania edhe Big Brother VIP Kosova.
Në mesin e tyre u pa edhe Xheneta Fetahu, e cila u bë pjesë e ceremonisë për të qëndruar pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.
Foto: Arbresh (Screenshot)
Ajo, së bashku me ish-banorët e tjerë si Egli Tako, Danja dhe Rizarta, u panë të afërm me Gjestin, duke e mbështetur me fjalë dhe përqafime ngushëllimi.
Pjesëmarrja e Xhenetës në këtë ceremoni tregon edhe njëherë se lidhjet e krijuara gjatë eksperiencës në reality show shkojnë përtej lojës dhe ekranit
Foto: Arbresh (Screenshot)





Të tjera
Sëmundja nga e cila vdesin më së shumti gratë
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve të dyshuar për korrupsion
Rugova mbetet arkitekti i pavarësisë, Kurti po udhëheq një epokë të re për Kosovën