Sot në fshatin Pavlan të Pejës iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me katërçikletë.
Ceremonia mortore mblodhi një numër të madh qytetarësh, miqsh, familjarësh dhe figura publike që shkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Kelmendi.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila u shfaq krah bashkëshortit të saj, Kreshnik Gjergji.
Pamjet nga ceremonia tregojnë momentin prekës kur Dafina e përqafon Gjestin, duke i dhënë mbështetje dhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.
Prania e saj, së bashku me bashkëshortin, por edhe plot miqve e kolegëve të Gjestit është vlerësuar si një gjest i madh solidariteti, duke treguar se arti dhe fama mbeten në plan të dytë përballë një tragjedie kaq të madhe familjare.
Ky moment i dhimbshëm ka bashkuar shumë figura publike, ish-banorë të Big Brother VIP Albania e Kosova, si edhe kolegë të shumtë të Gjestit, të cilët kanë qëndruar pranë tij në këtë humbje të madhe.




Të tjera
Sëmundja nga e cila vdesin më së shumti gratë
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve të dyshuar për korrupsion
Rugova mbetet arkitekti i pavarësisë, Kurti po udhëheq një epokë të re për Kosovën