As Slavko Simiq i cili është deputet i Kuvendit të Kosovës, e as kandidati për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Millosh Peroviq nuk janë nën hetime për sulmin terrorist në Banjskë.
Kështu është thënë nga vetë Prokuroria Speciale e Kosovës. Nga kjo prokurori është thënë se të lartpërmendurit s’janë nën hetime dhe as s’janë të identifikuar si të dyshuar.
Të njëjtit, në një përgjigje për KALLXO.com, kanë bërë të ditur se se hetimet po zhvillohen në mënyrë profesionale, të mbështetura në prova dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
“Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin e saj për të garantuar një proces të drejtë dhe të ligjshëm në çdo rast, duke shmangur çdo formë të keqinformimit apo supozimeve që nuk bazohen në fakte të verifikuara” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë, të përcjellur sot më 27.09.2025.
Ndryshe, tre ditë më parë u bën dy vjet prej sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ky sulm u krye nga një grup terrorist, i prirë nga Millan Radoiçiq i cili sulmoi Policinë e Kosovës. Si pasojë e këtij sulmi, në mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër.
Ky sulm u dënua nga krerët e shtetit dhe ndërkombëtarët, duke bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë.



Të tjera
12 gabimet e prindërve që do t’u kushtojnë shtrenjtë kur fëmijët të rriten
Milani e siguron një transferim për janar, i do edhe tre të tjerë
Përfitimet e mira nga konsumimi i çajit të luleradhiqes çdo ditë