Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë fotografi nga takimet që ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Osmani në postimin e saj të bërë në Facebook, ka shkruar se gjatë takimeve, ka pasur diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
‘‘Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë’’, ka shkruar ajo në postimin e saj.
Në këtë postim, Osmani ka ndarë foton nga takimi që ajo ka pasur me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Foto tjetër e ndarë nga presidentja është edhe ajo nga diskutimi që ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë