Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë në emisionin e Betimi për Drejtësi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka bindje anti-amerikanizmin.
Në emisionin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova”, Hasani tha Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë.
“Sa i përket profilit psikologjik dhe ideologjik, do të thotë Albin Kurtin unë e kam përcjellë një kohë, kam pasë edhe muhabet të afërt, do të thosha për disa vite dhe e kam lexu, e kam përcjell dhe z. Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë, me kuptim mbi të gjitha anti-amerikanizmin, pra e ka bindje”, shprehet Hasani.
“Do të thotë ai dhe një rreth i caktum i njerëzve që i njoh, literatura që e lexojnë, diskursin që kane zhvillu dhe e zhvillojnë është do të thotë… se antiimperializmi ka lloj-lloj rrymash ideologjike, është ajo fryma e Seattle, siç quhet”, thotë Hasani.
Sipas tij, Kurti bindjet e veta i ka fshehur me qëllim që t’i ruajë votat.
“Por ky i takon rrymës së ekstremit të majtë që ndryshon sepse ajo është bindje dhe ai këtë vazhdon ta fshehë dhe e ka fshehur prej kohës kur vjen në pushtet, duke e ditur sentimentin e përgjithshëm të popullit të Kosovës me qëllim ta ruajë votën. Politikisht kjo është jashtëzakonisht legjitime dhe deri ku të shkon – ecën, vazhdon dhe një moment e kupton që megjithatë edhe ideologjia i ka kufijtë e vetë”, përfundoi Hasani.
Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë