Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta.
Përmes një postimi në Facebook, FSK thotë se ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të ushtarëve, transmeton Klankosova.tv.
“Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake. FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë”, thuhet tutje në njoftim.






Të tjera
Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës
Haxhiu viziton Zyrën Kombëtare të Auditimit: Do të mbështesim transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike
FIFA reagon pas akuzave se Botërori po favorizon Argjentinën