Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skënderajt, Sami Lushtaku njoftoi për një takim paraditen e sotme me banorë të Lagjes 1.
Me ta, ai tha se shkëmbyen “ide të shumta për vazhdimin e projekteve” në atë pjesë të qytetit. Më pas, tha se shkuan në Kopiliq dhe në stadiumin e qytetit.0
“E filluam ditën mbarë duke shijuar kafen e mëngjesit me disa banorë të Lagjes 1, me të cilët shkëmbyem ide të shumta për vazhdimin e projekteve në këtë pjesë të qytetit”.
“Më pas vazhduam në Kopiliq të Poshtëm, ku bashkë me kandidatin Dardan Shala bashkëbiseduam me shumë banorë që ishin organizuar në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës”.
“Pasditën e pëmbyllëm në stadiumin “Bajram Aliu”, për të përkrahur djemtë tanë të FC Drenica, të cilët gjithmonë na bëjnë krenarë me paraqitjet e tyre. #PDK191 #VazhdojmëPërSkenderajn”, shkroi ai.



Të tjera
Pirja e kafesë mund të zvogëlojë mundësinë e humbjes së dëgjimit sipas një studimi
Alarm në trafik: 101 vik*tima nga ak*sidentet rrugore
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë