Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm, ambasadorin Blerim Reka, mirëpritën në Konsullatën e Përgjithshme të vendit tonë në New York, kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, George Latimer, transmeton KosovaPost.
Diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për marrëdhëniet dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Zyra e Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Kurti e ka njoftuar për progresin në rrafshin ekonomik, rezultatet e luftimit të korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit të reflektuara edhe në raportet ndërkombëtare.
“E falënderoi për rolin historik dhe aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe për sigurinë dhe paqen e rajonit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dypartiake ndaj shtetit të Kosovës në çdo etapë të zhvillimit”.
Në njoftim thuhet se u pajtuan që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të promovuar vlerat dhe interesat e përbashkëta të dy shteteve, duke përfshirë investimet në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ekonomik, në dritën e vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të hequr tarifën ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë