Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në festën e ditëlindjes së ish-kongresistit dhe ish-kreut të Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi, të cilët prej dekadash janë angazhuar fuqishëm në mbështetje të çështjes shqiptare.
Kurti shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për kontributin e pazëvendësueshëm të çiftit DioGuardi në momente kyçe të historisë së vendit.
“Çdo shqiptaro-amerikan, pavarësisht pikëpamjeve apo përkatësive politike, e pranon se Joe DioGuardi luajti një rol qendror për zërin e shqiptarëve në politikën amerikane në një kohë vendimtare për Kosovën,” tha Kurti, duke shtuar se ai ishte njeriu që i hapi dyert e Kongresit dhe administratës amerikane çështjes shqiptare, në një periudhë kur shumë pak njerëz ishin të gatshëm të dëgjonin për vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, përcjell “Bota sot”.
Mbrëmë Joe festoi ditëlindjen e 85-të, kurse Shirley të 75-të. Veprat e tyre janë shembulli i shkëlqyer se çfarë dy amerikanë, të udhëhequr nga ndërgjegjja dhe miqësia, mund të bëjnë për një popull që lufton për lirinë e tij. Gëzuar! Qofshi të bekuar me shëndet dhe gëzim!



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë