Patrullimet tashmë i kanë më të shpeshta.
Janë këta zyrtarët policorë të stacionit në Podujevë.
E që dy nga këta bëjnë pjesë edhe në Policët e Lagjes.
Të veshur me uniforma e në krye të detyrës, u nisën në drejtim të sheshit të Podujevës, me qëllim krijimin e një ambient më të afërt e më të besueshme mes institucione të rendit dhe komunitetit.
Më të veçanta ishin përshëndetjet me nxënësit.
E ndjenë edhe më speciale, policit Militant Plakolli, i jep bashkëbisedimi me personat e moshuar.
“Takimet që i kemi me personat e moshuar që dihet se ata kanë jetuar një sistem krejt ndryshe në një sistem i cili ka bërë gjithçka të mundur që të mos e gëzojnë atë që ne e gëzojmë sot. Ata ndihen shumë të nderuar dhe të respektuar me uniformën që ne bartim. Andaj ne këtë uniformë e bartim me përgjegjësi dhe ndershmëri të madhe”, shprehet ky zyrtar policor.
Sipas, Plakollit komunikimet e tilla dhe jo vetëm, kanë bërë që besueshmëria e qytetarë ndaj policëve të rritet.
E të qenurit polic përveç privilegjeve ka edhe sfida të cilat i tregon, punonjësja policore Shukrije Avdullahu.
Madje ajo inkurajon gjininë femërore dhe jo vetëm që t’i bashkohen këtij institucioni.
“Sa i përket sfidave si zyrtare policore, janë nga më të ndryshme tu filluar prej menaxhimit të stresit, rreziku gjatë punës, trajtimi i rasteve të ndryshme, por të gjitha këto janë të menaxhueshme dhe të përballueshme nga ana e zyrtarëve policorë. Unë inkurajojë të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës e sidomos gjininë femërore dhe minoritetet t’i bashkohet Policisë së Kosovës dhe të dhënë më të mirën për Policinë e Kosovës”, shprehet zyrtarja policore.
Edhe Shefqet Ismajli zyrtar policor në njësinë e sektorëve, thotë se komunikimi me qytetarë ka bërë që të rritet siguria e besueshmëria.
“Siguria është shumë më në nivel se në momentin që është bashkëpunimi dhe bashkëbisedimi me të gjithë komunitetin. Kohët e fundit është duke u punuar më te madhe,bashkëpunimi me komunitetin”, thotë ai.
E se kanë komunikim të mirë me policinë e thonë edhe vetë llapjanët.
“Për polici të Kosovës shumë besojmë edhe një herë për një herë janë pika e parë në Podujevë. Sa herë që përmendet emri polic duhet me u ngritë në këmbë, me i respektuar uniformën e policisë fortë”, shprehet qytetari Nexhmi Kastrati.
“Është një polici shumë e kujdesshme ndaj qytetarëve është shumë e mirë është e respektueshme e vetëm le të vazhdojnë. Sa i përket Komunës sonë Podujevës veç le të vazhdojnë. Respekt shumë për ta është një polici e shkëlqyeshme”, thotë qytetari Ahmet Llalloshi.
Policia e Kosovës është duke vazhduar me iniciativën për të prezantuar policët e lagjeve në të gjitha zonat, si pjesë e përkushtimit për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me komunitetin.



Të tjera
Alarm në trafik: 101 vik*tima nga ak*sidentet rrugore
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë
Të dëgjuarit muzikë nuk përshpejton gjumin