Për ta mbrojtur shëndetin e qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë ka arritur të sigurojë 85 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal. Bëhet e ditur se vaksinimi do të fillojë nga java e parë e tetorit.
Këtë e ka konfirmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duke nënvizuar se vaksinat tani janë në depo dhe gjatë ditëve në vijim do të bëhet shpërndarja në nivel vendi.
Ndërkohë qytetarët kanë mendime të ndryshme rreth gripit sezonal. Ka nga ta që vaksinohen rregullisht, ndërsa të tjerë që kushtojnë më shumë rëndësi ushqimit dhe veshmbathjes adekuate për sezonin.
“Në pranverë dhe në vjeshtë, dy herë në vit e marrë vaksinën. Ka efekt shumë të mirë, 80 për qind të mbrojnë”, tha një qytetarë.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje sidomos këtyre kategorive, që të vaksinohen, pasi vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin.



Të tjera
Alarm në trafik: 101 vik*tima nga ak*sidentet rrugore
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë
Të dëgjuarit muzikë nuk përshpejton gjumin