Granit Xhaka po lë gjurmë të forta te Sunderland këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Sipas tifozit Dean Hudson, i cili e ndjek klubin që nga mosha tetë vjeçare, Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur te Sunderland.
“Që kur kam qenë rreth 8 vjeç e ndjek Sunderlandin, mendoj se Granit Xhaka është lojtari më i mirë që ka luajtur për klubin në jetën time. Tre asistet e tij kanë vlejtur shtatë pikë për Sunderland”, ka shkruar ai.
Ky postim ka arritur të marrë mbi 1.2 milion shikime në rrjetet sociale, duke reflektuar vlerësimin e madh të tifozëve për mesfushorin me origjinë shqiptare.
Xhaka ka qenë vendimtar në ndeshjet kyçe të Sunderland këtë sezon:
- 🅰️ Asist për golin e fitores kundër Brentford, që i dha ekipit tre pikë të rëndësishme.
- 🅰️ Asist për golin e barazimit kundër Aston Villa, duke siguruar një pikë të vlefshme.
- 🅰️ Asist për golin e fitores kundër Nottingham Forest, duke mbajtur Sunderland në garë për pozitë të lartë në tabelë.
Në total, Sunderland ka regjistruar 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, duke befasuar shumë tifozë dhe analistë sportivë me fillimin e fortë të sezonit.
Fansat e Sunderland janë duke e përshkruar Xhakën si zemrën dhe shpirtin e ekipit, ndërsa ndikimi i tij duket se po vazhdon të jetë vendimtar në çdo ndeshje.



Të tjera
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera