Varrimi i vëllait të Gjestit u shoqërua me një prani të madhe të njerëzve, por edhe me dhjetëra kamera telefonash që regjistronin çdo moment.
Pamje të shumta qarkulluan menjëherë në rrjete sociale, duke e kthyer një ngjarje të dhimbshme familjare në një spektakël publik.
Një nga momentet më të komentuara ishte ai kur këngëtarja Egli Tako shkoi për ta ngushëlluar Gjestin.
Dyshja, të cilët krijuan një marrëdhënie të afërt gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 4, u përqafuan mes lotësh, por ky çast u regjistrua dhe u shpërnda gjerësisht online, duke ngjallur reagime të shumta.
Ndër reagimet më të ashpra ishte ai i ish-banorit dhe gazetarit Ronaldo Sharka.
Në një shkrim në Instagram, ai shprehu indinjatën për mënyrën se si u ekspozua një moment i tillë dhimbjeje.



Të tjera
Si ta thani llakun e thonjve për një minutë
Mos e lini t’ju ikë një femër që ka këto cilësi
NATO që dy vjet kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë