Alban Skënderaj ka paralajmëruar një super koncert më 4 dhjetor në Prishtinë, i cili pritej të ishte një nga eventet muzikore më të mëdha të këtij viti.
Interesimi i publikut ka qenë aq i madh, saqë biletat e natës së parë u shitën brenda pak orësh, duke detyruar artistin të shtojë edhe një natë të dytë.
Por kërkesa nuk u ndal me kaq. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm, Albani vendosi të shtojë edhe një natë të tretë, duke e kthyer këtë koncert në një seri të veçantë që do të zgjasë më 4, 5 dhe 6 dhjetor.
Në një postim të gjatë në rrjete sociale, këngëtari u shpreh mirënjohës për këtë sukses të menjëhershëm:
“MOTIV”, Prishtinë bën 2 netë “sold out” për një ditë! Nuk e di të them nëse e meritoj apo jo, por di të them që këtë vlerësim të jashtëzakonshëm e marr si një përgjegjësi shumë të madhe për t’ju ofruar absolutisht më të mirën nga vetja”.
Ai shtoi se biletat për natën e tretë dhe të fundit do të dalin sot në orën 18:00 në VIVIVERE.AL, duke njoftuar se nuk do të ketë një natë të katërt.



Të tjera
Mos e lini t’ju ikë një femër që ka këto cilësi
NATO që dy vjet kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë
Detaje të reja për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit