Albain Hajdari është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll. Ai ka zgjedhur dardanët para Zvicrës, edhe pse për këtë të fundit kishte luajtur për të gjitha grupmoshat.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për KosovaPress duke thënë se vendimi i lojtarit erdhi për shkak të lidhjes së tij të fuqishme me vendin tonë si dhe edhe për shkak të roli kyç të prindërve të tij.
Ademi: Hajdari është prurje e nivelit të lartë te Kosova
“Albian Hajdari ka vendosur me zemër, ka vendosur për Kosovën, ka vendosur për shtetin e prejardhjes së tij. Unë i falënderoj prindërit e tij të cilët e kanë rritur në frymën e atdheut me dashur për Kosovën edhe pse ka lindur atje, edhe pse jetojnë atje, edhe pse ka qenë i Zvicrës, por sigurisht që Zvicra e kupton çfarë do të thotë lidhja e gjakut dhe prejardhja dhe shteti…Është një prurje e mirë e radhës dhe ne sigurisht që do të vazhdojmë pasi është fat për ne që kemi shumë futbollistë të tillë, kemi futbollistë kulminant tashmë të nivelit më të lartë. Është shumë mirë që është bashkë me Fisnik Asllanin he Leon Avdullahun ne Hoffenhaim. Uroj që të jenë të tre po ashtu siç janë duke luajtur në Hoffenhaim të jenë edhe në formacion të Kosovës”, theksoi Ademi.
Ademi: Nuk kemi përplasje me Federatën e Zvicrës
“Absolutisht nuk ka përplasje as nuk jemi duke u përplasur, kjo është gjithçka mediale, ne jemi në raporte jashtëzakonisht të mira me Zvicrën. uroj suksese Zvicrës, sigurisht që Zvicra i zgjedhë më të mirët e mundshëm por edhe ne Kosova i zgjedhim më të mirët të mundshëm. Tani është radha jonë sepse kemi shumë futbollistë e shumë talentë nëpër gjithë Kosovën dhe do të vazhdojmë kështu”, shtoi Ademi.
Por, apo vjen Hajdari për ta zëvendësuar Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes?
Ademi: Hajdari nuk vjen për ta zëvendësuar Amir Rrahmanin
Në fund Ademi ka thënë se FFK do të vazhdojë të hulumtojë dhe kërkojë futbollsitë të cilët mund ta ndihmojnë Kosovën drejt synimeve të mëdha.



Të tjera
Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kupës së Botës
Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër
Birra e rritë numrin e spermatozoideve