Kongresisti Lawer: Grenell nuk pyetet aq sa mendojnë të tjerët!

Nga Beqir Sina, New York City

Komuniteti shqiptaro-amerikan shënoi një moment të rëndësishëm dje, në një takim me Kongresistin republikan të Nju Jorkut Mike Lawler, një aleat i palëkundur i çështjeve shqiptare.

Ky event, i organizuar nga Valon Nikçi—themeluesi, CEO dhe Principal Broker i Link NY Realty u shndërrua në një platformë për dialog të hapur dhe angazhim konkret mes kongresistit dhe mbeshtetësve të tij.

Në këtë takim, Kongresisti Lawler një “dëgjues” i vëmendshëm dhe mik i vërtetë i shqiptarëve pranoi të bëhet pjesë e Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongres.

Image

Foto nga takimi

Ky angazhim shënon një hap të madh për forcimin e zërit të komunitetit tonë në Washington, duke avancuar kauzat që kanë rëndësi për shqiptarët kudo në botë. Si anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, zëri i Lawler-it mbart peshë jo vetëm në politikën e brendshme të SHBA-së, por edhe në çështjet e lidhura me Ballkanin.

Zoti Niçki na tha se përveç të tjerash, disa pika shumë të rëndësishme të theksuara në këtë takim nga Kongresisti Lawler.

Ai veçoi mbështetjen e Lawer për Kosovën dhe shqiptarët: “Pavarësisht se cila administratë apo cili president është në fuqi në Amerikë, unë mbetem një mbështetës i palëkundur dhe krenar i Kosovës dhe i shqiptarëve.” ka thënë Lawer.

Po ashtu ai ka folur edhe për rolin e Richard Grenell: “Richard Grenell është i përfshirë në disa çështje, por mos u shqetësoni”, theksoi Lawer, ku tha se ai nuk ka ndikim në politikën e jashtme të SHBA.

Pasi për mendimin tim thotë kongresisti që është miku i shqiptarëve, Sekretari Rubio, ai që vendos për çdo gjë që lidhet me politikën e jashtme në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa duke folur për suspendimin e dialogut strategjik me Kosovën, Kongresisti Lawler duket se e ka thënë qartë se nuk është dakord me vendimin e Ambasadës Amerikane për ta pezulluar atë.

Kosova në zemër: “Kosova dhe shqiptarët në Ballkan kanë një vend të veçantë në zemrën time, dhe si anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, kurrë nuk do të lejoj që të vendoset diçka e keqe për Kosovën dhe shqiptarët.” është shprehur anëtari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti republikan Michel Lawler.

Duke shtuar se: “Kosova dhe shqiptarët në Ballkan duhet të vazhdojnë punën për ndërtimin e shteteve të tyre dhe forcimin e ekonomive kombëtare.”

Prania e pjesëmarrësve nga komuniteti  thotë Valon Nikçi e bëri këtë takim edhe më të vlefshëm, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim idesh dhe ndërtim aleancash.

“Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë: më shumë dialog, më shumë aleatë, më shumë veprim. Faleminderit të gjithëve që morët pjesë dhe kontribuuat në këtë sukses. Së bashku, ne mund ta bëjmë realitet forcimin e lidhjeve tona në skenën politike amerikane.” tha Nikçi