Opinionisti Lirim Gashi, thotë se jeta është treg dhe se në të shiten jo vetëm mallra, por edhe idetë, idealet, besimi, morali e politika.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, shkruan për tregun e Kosovës para ardhjes së Kurtit në pushtet, që sipas tij, ishte një pazar i shëmtuar ku gjithçka shitej e blihej, përveç nderit dhe së vërtetës.
“Kosova para ardhjes së Albin Kurtit në pushtet nuk ishte një shoqëri, por një pazar i shëmtuar ku gjithçka shitej e blihej, përveç nderit dhe së vërtetës.
Në tregun politik, shitej vota si mall i përdorur. Deputetët nuk ishin zë i popullit, por zë i xhepave të tyre dhe i pazareve të errëta me Beogradin. Udhëheqësit e korruptuar e kishin shndërruar shtetin në bankomat personal.
Në tregun filozofik, mendimi i lirë ishte bërë shërbëtor i partive. “Intelektualët” e rremë nuk ngrinin pyetje, por recitonin urdhra; ata nuk hapnin dritë, por shpërndanin mjegull.
Në tregun diplomatik, përfaqësuesit tanë ishin shërbëtorë të interesave të huaja. Ata nuk negocionin për Kosovën, por e shisnin Kosovën copa-copa për të ruajtur kolltukun e tyre.
Në tregun etik dhe moral, çdo gjë ishte përmbysur: tradhtia quhej “pragmatizëm”, servilizmi “realpolitikë”, hajnia “sukses”. Në atë treg nuk kishte as busull, as nder”, shkruan Gashi.
Ai përmend me emra kush e mban gjallë tregun mediatik të kalbur, që sipas tij, nuk kanë për qëllim ndërtimin e një tregu të mirë.
Shkrimi i plotë:
Predikim për tregun e mirë dhe të keq
Vëllezër e motra, qytetarë dhe shpirtra të lirë,
Jeta është një treg. Në këtë treg shiten jo vetëm mallrat, por edhe idetë, idealet, besimi, morali, politika. Dhe këtu qëndron rreziku më i madh, sepse tregu i keq ia humb vlerën mallit të mirë.
Shikoni rreth vetes: sa udhëheqës të ndershëm janë përqeshur, sa mendimtarë janë heshtur, sa punëtorë të thjeshtë janë shpërfillur – vetëm sepse tregu ku hynin ishte i kalbur nga korrupsioni, nga mashtrimi, nga padija. Në tregun e keq, diamanti shitet për rruazë plastike, ndërsa plehu quhet ar.
Por unë ju them: tregu i mirë nuk e lejon mallin e keq. Populli i mençur, shpirti i pastër, zemra e ndershme – këta nuk hapin dyer për gënjeshtarë, për mashtrues e për tradhtarë. Në tregun e mirë, politika bëhet shërbesë, jo tregti; morali bëhet busull, jo dekor; e e vërteta bëhet pasuri, jo barrë.
Kjo është prova jonë si shoqëri:
– Nëse ia hapim dyert mallit të keq, do të jemi fajtorë për humbjen e mallit të mirë.
– Nëse e mbrojmë tregun tonë nga e keqja, atëherë e mira do të lulëzojë si buka e përditshme.
Filozofët kanë thënë: “Vlera nuk është absolute, por matet nga tregu ku vendoset.” Prandaj, në tregun e korruptuar, edhe engjëlli shihet si fajtor, ndërsa në tregun e pastër, edhe njeriu më i thjeshtë vlerësohet si margaritar.
E unë sot, ju thërras:
Mos lejoni mallin e keq të hyjë në tregun e shpirtit tuaj, në tregun e familjes suaj, në tregun e kombit tuaj. Sepse tregu i keq është si një sëmundje që përhapet shpejt, duke e bërë njeriun të mos dallojë më arin nga bakri.
Por tregu i mirë është shërim, është dritë, është garanci se jeta ka kuptim. Në atë treg nuk shitet nderi dhe ideali, nuk blihet shpirti, nuk matet dashuria me monedha.
Në tregun e Zotit, mallrat e rreme nuk kalojnë. Aty blihen vetëm e vërteta, drejtësia dhe dashuria.
TREGU I KOSOVËS PËRPARA ARDHJES SË KURTIT NË PUSHTET
Kosova para ardhjes së Albin Kurtit në pushtet nuk ishte një shoqëri, por një pazar i shëmtuar ku gjithçka shitej e blihej, përveç nderit dhe së vërtetës.
Në tregun politik, shitej vota si mall i përdorur. Deputetët nuk ishin zë i popullit, por zë i xhepave të tyre dhe i pazareve të errëta me Beogradin. Udhëheqësit e korruptuar e kishin shndërruar shtetin në bankomat personal.
Në tregun mediatik, fjala e lirë ishte vënë në ankand. Gazetarët më të zhurmshëm ishin ata që shisnin shpirtin e tyre për një reklamë, për një privilegj ose për një darkë të paguar nga ambasadat e errëta. Populli nuk informohej, por helmohej me propagandë.
Në tregun filozofik, mendimi i lirë ishte bërë shërbëtor i partive. “Intelektualët” e rremë nuk ngrinin pyetje, por recitonin urdhra; ata nuk hapnin dritë, por shpërndanin mjegull.
Në tregun diplomatik, përfaqësuesit tanë ishin shërbëtorë të interesave të huaja. Ata nuk negocionin për Kosovën, por e shisnin Kosovën copa-copa për të ruajtur kolltukun e tyre.
Në tregun etik dhe moral, çdo gjë ishte përmbysur: tradhtia quhej “pragmatizëm”, servilizmi “realpolitikë”, hajnia “sukses”. Në atë treg nuk kishte as busull, as nder.
KUSH E MBAN ENDE TË GJALLË TREGUN E KALBUR MEDIATIK ?
Emra të njohur, që e quajnë veten “gazetarë” e “analistë”, ishin shitësit më të zellshëm të këtij pazari të keq:
Baton Haxhiu – tregtari i madh i mjegullës, që e ktheu gazetarinë kosovare në servis të Beogradit, duke i bër lavdi politikës famëkeqe serbe edhe kur Serbia digjte fëmijët e Drenicës. Ai nuk shiste lajme, por shpirtra.
Lirim Mehmetaj – që e mbushi hapësirën publike me mllef dhe me shpifje për ta njollosur Kurtin dhe për t’i pastruar tradhtarët e korruptuar. Ai ështe si ata shitësit që helmin e quajnë ilaç.
Berat Buzhala – karikatura e gazetarisë, që e ktheu profesionin në estradë politike ku e vërteta vdiste mes batutave të ulëta dhe shërbimit për patronët politikë.
Shkëlzen Maliqi – filozofi i dështuar që për gjysmën e jetës recitoi ide të huaja, e për gjysmën tjetër shërbeu si dekor i pushteteve të kalbura. Ai e shiti filozofinë për privilegje.
Valon Syla – zëri i shëmtuar i arrogancës, që nuk pati kurrë asgjë për të thënë, përveç urrejtjes kundër popullit të vet. Ai e ktheu ekranin në kasaphanë të dinjitetit njerëzor.
Adriatik Kelmendi – njeriu që kishte duartrokitjen e gatshme për çdo ambasador, për çdo kompromis të turpshëm dhe për çdo përkulje të padrejtë. Në tregun e tij nuk shitej kurrë e vërteta, por vetëm mashtrimi, manipulimi dhe nënshtrimi.
QËLLIMI I TYRE
Të gjithë këta, me stilin e tyre të ndryshëm por me shpirt të përbashkët, nuk e kishin qëllim ndërtimin e një tregu të mirë. Përkundrazi: ata punuan ditë e natë që tregu i Kosovës të mbetej i keq, që e vërteta të mos kishte vlerë, që populli të mos kuptonte kush e vjedh dhe kush e tradhton.
Dhe kur erdhi Albin Kurti me idenë se tregu duhet të pastrohet, se populli nuk është mall e as turmë për t’u mashtruar, këta u bënë si tregtarët që panë rrezikun e falimentimit. Prandaj sot përpiqen ta rrëzojnë me çdo mjet, duke i shtuar edhe më shumë helme tregut që i ushqen.



Të tjera
Përdorni birrë për shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës
Gratë që përdorin antibiotikë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?