Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takoi senatoren amerikane të shtetit Michigan, Elissa Slotkin, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti e uroi senatoren Slotkin për rizgjedhjen e saj në zgjedhjet e vitit të kaluar. Temat kryesore të bisedës përfshinë mbrojtjen, sigurinë, integrimin dhe investimet në infrastrukturë.
Kryeministri veçoi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në armatimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rëndësinë e mbështetjes së ShBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për aktivizmin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Michigan dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve, si dhe për potencialin e saj në promovimin e investimeve të bizneseve amerikane në Kosovë.
Në takim morën pjesë gjithashtu zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli..jpg)



Të tjera
Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Siguri Publike
Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serb