Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në një takim përshëndetës Komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vend, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, Ministri Sveçla e falënderoi Gjeneralmajorin Barduani për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme që KFOR-i ka ofruar për institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Republika e Kosovës dhe Italia, vendi prej nga vjen Komandanti Barduani, ndajnë vlera të përbashkëta – paqen, stabilitetin dhe sigurinë për vendin dhe qytetarët tanë,” tha Ministri Sveçla.
Ai theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.
Në fund të takimit, Ministri Sveçla shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar të Komandant Barduani gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në detyrat e ardhshme, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it do të mbetet i fortë dhe i qëndrueshëm.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni