Policia në Gjilan ka njoftuar se është dorëzuar një i dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur më 18 shtator në Debëlleh të Vitisë.
Ai kishte qenë në arrati.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025. I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë.



Të tjera
Lëkura e portokallit, shtatë veti pozitive që nuk ia keni njohur
Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë
Kthesë në hetime! Babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit përfundon në pranga