Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “X” për platformën “E-Kosova”, duke thënë se tashmë aty ofrohen mbi 176 shërbime dhe janë të regjistruar mbi 916 mijë përdorues, shumica gra.
Kurti ka thënë se në E-kosova ofrohet qasje në shërbimet shëndetësore dhe familjare dhe platforma mund të përdoret për të aplikuar për grante dhe ndihma si dhe për të paguar taksat dhe shërbimet komunale.
Kryeministri ka parlajmëruar se shumë shpejt do të shtohen edhe shërbime të tjera.
“e-Kosova është shembulli më i mirë i faktit se ka mundësi edhe në situata të vështira dhe është dëshmi e vizionit të Qeverisë sonë për t’i kthyer situatat e tilla në ndryshime pozitive”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Qepa, ilaç për disa sëmundje
Përdorimi i aromatizuesve në shtëpi, i barabartë me konsumimin e 20 cigareve në ditë
Ky helm që të gjithë e përdorim shkakton sëmundjet më të këqija