Adelina Ismaili ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë me publikun momente nga jeta e saj personale, rrugëtimi artistik dhe këngët e saj që kanë bërë histori në muzikën shqiptare.
Gjatë bisedës, këngëtarja u pyet edhe për projektin e saj të njohur “Ushtrinë time do ta bëj”, i cili në kohën e publikimit shkaktoi shumë diskutime.
Pyetja lidhi bisedën edhe me politikën, temë të cilën Adelina nuk e shmangu.
“Të flasësh për politikën dhe të mos flasësh për Adelina Ismailin është e pamundur. Mendoj se tash është epoka e Albin Kurtit. Në fakt, në Kosovë po se po, por besoj që do të jetë edhe këtej kufirit në një moment”, tha ajo.
Moderatoret e pyetën nëse do të bënte “Një ushtri me Albin Kurtin”, ndërsa artistja u përgjigj me humor.
“Ushtria është krijuar më 14 dhjetor 2008 në Kosovë, unë e kam ditëlindjen më 14 dhjetor. Unë besoj që Kosova e ka bërë këtë qëllimisht për hatrin tim”.
Në vijim, ajo shtoi se sipas saj, ndikimi i kryeministrit të Kosovës po rritet dita-ditës: “Po më duket që influenca e tij po rritet kudo që ka shqiptarë, po duket se koha e tij po vjen. E kam një bindje që nuk do të kufizohet vetëm në Kosovë”.



Të tjera
Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë
Pjekuria e plotë arrihet në moshën 30-vjeçare