Ajo që ndodhi atëherë sërish u del edhe në ëndërr. Federata Serbe e Futbollit ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndërsa afron dueli me Shqipërinë për eliminatoret e Botërorit.
Shtëpia serbe e futbollit nxorri një komunikatë tepër serioze, të cilën ua shpërndau të gjitha mediave dhe u kërkoi që ta botonin të plotë.
Shumë prej këtyre mediave iu përgjigjën kësaj thirrjeje, ndërsa Federata thekson se sfida e 11 tetorit cilësohet si e shkallës më të lartë të rrezikshmërisë.
Për ta vërtetuar më mirë këtë shqetësim, drejtuesit e institucionit theksuan se FIFA, siç ndodh tepër rrallë, ka dërguar dy agjentë të sigurisë për ta ndjekur ndeshjen në stadiumin e Leskovcit, gjë që tregon se kjo tregon sesa serioze është ky duel, dhe se theksi duhet vënë vetëm tek sporti.
Po ashtu, nga Federata njoftohet se është krijuar grup bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, me organe të tjera kompetente në vend, si dhe me FIFA-n dhe UEFA-n.
Shprehimisht, në komunikatë rikujtohet ajo që ndodhi në tetor 2014, kur tifozët hynë në fushën e stadiumit të Partizanit në Beograd pasi u shfaq droni me banderolë, dhe kur u sulmuan lojtarët e kombëtares shqiptare deri edhe nga roje të sigurisë, shkruan abcnews.
Federata Serbe thekson se ajo që ndodhi atëherë shkaktoi dëme të mëdha në aspektin sportiv dhe financiar.



Të tjera
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët shqiptarë që kthehen vullnetarisht në atdhe