Elon Musk tha se po zhvillon një rival të Wikipedia-s përmes startup-it të tij të inteligjencës artificiale xAI, duke njoftuar planet për një platformë të quajtur Grokipedia.
Musk, pronar i platformës së mediave sociale X, tha se shërbimi i ri do të ishte një “përmirësim i madh” në krahasim me enciklopedinë online të themeluar prej kohësh, hyrjet e së cilës krijohen dhe redaktohen nga vullnetarë.
Miliarderi e ka akuzuar prej kohësh Wikipedia-n për paragjykime politike, duke pretenduar se ajo pasqyron pikëpamje të krahut të majtë. Vetë Musk është afruar gjithnjë e më shumë me pikëpamjet e krahut të djathtë.
Aleati i Musk, David Sacks, i cili u emërua së fundmi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump si komisioner për inteligjencën artificiale në administratën e tij, kritikoi përdorimin e përmbajtjes së Wikipedia-s për të trajnuar softuerin e AI-së pak para njoftimit të Musk.
Emri Grokipedia vjen nga chatbot-i i xAI-së, Grok. Megjithatë, Grok ka tërhequr polemika në muajt e fundit pasi bëri deklarata antisemite, të cilat kompania e Musk ia atribuoi programimit të gabuar.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit