Ekipi i hendbollit të Barcelonës ka fituar për herë të gjashtë titullin e kampionit botëror për klube, pasi mposhti kampionët në fuqi Telekom Veszprem me rezultat 31:30 në finalen dramatike të IHF Super Globe, të zhvilluar në Kajro. Ndeshja u vendos pas dy kohëve shtesë.
Finalja ishte tejet e fortë dhe e barabartë. Pas 60 minutave të lojës, rezultati ishte 21-21, duke u regjistruar si finalja me më pak gola në historinë e Kupës së Botës për Klube.
As pas kohës së parë shtesë (26-26) nuk u përcaktua fituesi, por Barcelona tregoi më shumë qetësi dhe përvojë në minutat e fundit, duke e siguruar titullin e parë që nga viti 2019.
Nga ana e hungarezëve, Christian Descat ishte më efikasi me tetë gola, ndërsa Ivan Martinović dhe Nedim Remili kontribuan me nga gjashtë gola secili. Luka Cindrić shënoi dy herë, ndërsa portieri Rodrigo Corrales Rodal regjistroi 16 pritje.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Magdeburgu mposhti Al Ahly me rezultat 32:23 (19:11). Kampioni aktual evropian e nisi fuqishëm takimin, duke udhëhequr me tetë gola pas pjesës së parë, dhe më pas e menaxhoi qetësisht lojën deri në fund.
Me këtë triumf, Barcelona ruan rekordin me gjashtë tituj, Magdeburgu ka tre, ndërsa Füchse Berlin dhe Ciudad Real kanë nga dy trofe. Pesë klube të tjera e kanë fituar nga një herë këtë garë prestigjioze.





Të tjera
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët shqiptarë që kthehen vullnetarisht në atdhe