“Kosova t’i përmbush pikat nga dialogu – Serbia kurrë mos i bëftë”. Kjo është një nga deklaratat e fundit të Edi Ramës ë lidhje me Kosovën.
E veprimtari shqiptaro-amerikan, Agim Aliçkaj ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të kryeministrit Edi Rama, të cilat, sipas tij, favorizojnë Serbinë në kurriz të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Aliçkaj e cilëson retorikën e Ramës si “demagogji” dhe e akuzon atë se po mbron qëndrime që bien ndesh me interesat kombëtare shqiptare, duke kërkuar lëshime të njëanshme nga Kosova pa asnjë kusht për Serbinë, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Ky farë Edi Rama mendon se populli i han foret e tija në interes të Serbisë. Merreni me mend, Serbia nuk ka nevojë të plotëson asnjë kusht, ndërsa Kosova duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet, përfshirë edhe dhënien e tokave,të mbrojtura me gjak, Serbisë. Dhe, kjo na qenka shumë punë e “keqe” për Serbinë e “shumë e mirë” për Kosovën.



Të tjera
Çfarë duhet të bëni kur keni dhimbje të forta barku?
Bujar Pllana bëhet zyrtarisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë
“Camp Nou” po mbushet, rritet kapaciteti për ndeshjen e vikendi