Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant argjendi me xixa, teksa mbërriti në sfilatën luksoze të Schiaparelli për Javën e Modës në Paris, për të mbështetur motrën e saj Kendall Jenner.
Veshja e saj, e kompletuar me rripa spageti, një çantë të vogël reflektuese dhe këpucë stiletto të njëjta, u komentua gjerësisht për hijeshinë dhe shkëlqimin që sillte në mbrëmje.
Ndërkohë, Pamela Anderson vazhdon të tërheqë vëmendjen me flokët e saj të rinj të kuq, një stil frymëzuar nga aktore skandinave si Liv Ullmann, të cilin e prezantoi në të njëjtën sfilatë, shkruan DailyMail.
Pamja e re është pjesë e përgatitjes për rolin e saj të ardhshëm në filmin francez “Love is Not the Answer”, ku do të luajë krah aktorit Steve Coogan.
Në rreshtin e parë u panë edhe emra të tjerë të njohur si FKA Twigs, me një veshje tërësisht të zezë prej lëkure, dhe David Beckham, i cili ndaloi për të përshëndetur fansat. Aktori Vincent Cassel mbërriti në shoqërinë e partneres së tij Narah Baptista.
Java e Modës në Paris vijon me marka si Saint Laurent, Balmain dhe Rick Owens, ndërsa Schiaparelli prezanton koleksionin Pranverë-Verë 2026, duke sjellë një përzierje të elegancës tradicionale dhe modernitetit teknik. /Telegrafi/
Të tjera
Katër të ndaluar për rast rrëmbimi në Prishtinë, mes tyre edhe një polic
Netanyahu thotë se 153 tonë bo*mba janë hedhur në G@za të dielën, pranon shkeljen e armëpushimit
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë