Në takimin e fundit në Bruksel, Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti ka parashtruar tri kërkesa lidhur me vazhdimësinë e dialogut dhe takimet me Preisdentin serb, Aleksandër Vuҫiq.
Ai ndër kërkesat e tij, ka përfshirë edhe dorëzimin e kriminelit serb, Milan Radoiçiq.
Kryeministrit Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se pa dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, që kreu sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, tek autoritetet e Kosovës s’mund të ketë mirëbesim në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Tridhjetë e nëntë persona të atij grupi, nga 47 të identifikuar qartë ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, ka thënë Kurti.
Lidhur me mundësinë e dorëzimit të kriminelit Radoiҫiq nga ana e Serbisë, ka folur për ‘Bota sot’ njohësja e ҫështjeve politike, Magbule Shkodra. Ajo thotë se me qeverisjen që ka shteti serb, ata asnjëherë nuk do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë atë.
“Sa i përket kërkesës së Kryeministrit Kurti për dorëzimin e Radoiҫiqit, mendoj që Serbia nuk është e gatshme dhe nuk do të jetë e gatshme me këtë qeverisje që e ka. Pra, qeveriset nga Vuҫiqi dhe klani i tij kriminal, nuk do të jetë e gatshme asnjëherë ta dorëzoj Radoiҫiqin në Kosovë”, vlerëson Shkodra.
Ajo shprehet se edhe drejtësia dhe gjykatat në Serbi janë të kapura nga pushteti i Vuҫiqit dhe nëse për Radoiҫiqin bëhet ndonjë process gjyqësor, do të jetë vetëm një farsë.
“Madje sot kemi edhe një deklaratë të zyrtarit të lartë amerikan O’Brian, i cili pret në fakt që Radoiҫiqi t’I nënshtrohet proceseve gjyqësore në Serbi, dhe mendimi im është që drejtësia e gjykatat në Serbi, e mediat të gjitha janë të kapura plotësisht nga qeverisja kriminale e Vuҫiqit. Kështu, mendoj që as nuk do të bën dorëzimin e Radoiҫiqit, dhe nëse e bën ndonjë lloj procesi gjyqësor a jo, në Serbi, do të jetë një farsë, sa për të thënë që e ka bërë”, thekson analistja Shkodra.



Të tjera
Knicks bëjnë përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Spurs, vetëm një fitore larg titullit
Dush në mëngjes apo në mbrëmje? Ja çfarë thotë shkenca
Nuk do ta besoni këtë rast të humbur, Noni Madueke nuk shënon në portën e zbrazët