Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk e sheh vetën në pozitën e presidentit të vendit pas pesë muajsh.
Kjo pasi Limaj tha se ende do që të jep punë për vendin nga terreni, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë shumë për projekte të mëdha.
“Unë dua ende të jap punë për vendin tim, unë ende mund të jap punë nga terreni, Kosova ka nevojë shumë për projekte të mëdha. Nuk mendoj që ka ardhur koha të mbyllem në një zyrë”.
“Unë dua që të jem i angazhuar në terren dhe ende kam edhe energji dhe dëshirë dhe ende kam ëndrra se mund t’i realizoj disa projekte të mëdha për këtë vend”, tha Limaj në “Jehona politike”.



Të tjera
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur