SHBA tërheqin nominimin e Marko Brnoviq për ambasador në Serbi – një vendim i mençur dhe i mirëpritur

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka tërhequr nominimin e Marko Brnoviq për ambasador në Serbi. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Komitetit të Senatit për Punë të Jashtme.

Edhe pse arsyet zyrtare për këtë tërheqje nuk janë bërë publike, vlerësohet se ky është një hap i mençur dhe pozitiv, që shmang mundësinë e keqkuptimeve dhe tensioneve të panevojshme në marrëdhëniet diplomatike.

Brnoviq, megjithëse me shtetësi amerikane, është perceptuar nga shumë analistë si figurë me qëndrime dhe stil që ngjasonte më shumë me mentalitetin politik serb sesa me diplomacinë amerikane, çka do ta bënte emërimin e tij problematik në kontekstin aktual të rajonit.

Presidenti Trump e kishte propozuar Brnoviqin – ish-Prokuror i Përgjithshëm i Arizonës dhe anëtar i Partisë Republikane – në fund të marsit, por kandidatura e tij nuk arriti asnjëherë të shqyrtohej në seancë nga Komiteti i Senatit.

Që nga janari i këtij viti, SHBA-të nuk kanë ambasador në Beograd, pas largimit të Christopher Hill, mirëpo me këtë vendim krijohet hapësirë për një nominim të ri më të përshtatshëm, që mund të reflektojë më mirë interesat amerikane dhe stabilitetin e rajonit.