Në reagim thuhet se ekonomia e vendit po stagnon, investimet po bien ndërsa qytetarët dhe bizneset po e ndjejnë barrën e papërgjegjësisë politike çdo ditë e më shumë.
“Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor”.
“Kosova po përballet njëkohësisht me çmime të larta të energjisë dhe kosto të shtuara të prodhimit; mungesë investimesh të huaja dhe rreziku për largim të kapitalit ekzistues; ngadalësim të rritjes ekonomike dhe humbje të vendeve të punës; pezullim të dialogut strategjik Kosovë–SHBA, që dëmton rëndë imazhin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të vendit”.
“Lidhja e Bizneseve të Kosovës apelon për përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje urgjente të krizës politike, në mënyrë që vendi të rifitojë stabilitetin ekonomik dhe besimin e investitorëve”, thuhet tutje në reagim.
Lidhja e Bizneseve tha se bizneset në vend kërkojnë qeverisje funksionale, vendimmarrje dhe klimë të qëndrueshme zhvillimore e jo bllokadë e pasiguri.



Të tjera
Frika nga gjykimi i të tjerëve, 5 gabimet që bëni
Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mbrojtja e votës dhe hetimet për parregullsi zgjedhore