Themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë se është shndërruar në një qendër operative të Rusisë për destabilizimin e Evropës dhe Ballkanit.
Në një reagim në Facebook, Musliu ka theksuar se Rusia po shfrytëzon territorin serb për të stërvitur grupe paramilitare që synojnë minimin e demokracive evropiane, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore serbe.
“Serbia është shndërruar në territor ku Rusia, me infrastrukturën që i ofron Beogradi, stërvit lirisht grupe paramilitare për të destabilizuar demokracitë evropiane. A mund të ndodhte kjo pa miratimin e institucioneve serbe? Sigurisht që jo”, ka shkruar Musliu.
Ai shtoi se Beogradi me vetëdije lejon dhe përkrah këto aktivitete, pasi vet Serbia po vepron në mënyrë të ngjashme në rajon, përmes formimit dhe armatosjes së grupeve të armatosura, si ai që udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.



Të tjera
Truqet që ju ndihmojnë ta lini duhanin
Pesë mënyra për t’u qetësuar
Katër shenjat që tregojnë se i dashuri po ju fsheh diçka