Viti i ri akademik 2025-2026 nisi sot edhe për më shumë se 20 mijë të rinj që ulen për herë të parë në auditoret e universitetit duke iu bashkuar bashkëmoshatarëve të tyre që tashmë vijojnë studimet.
Ndërkaq, studentët që nuk jetojnë në Tiranë gjejnë këtë vit në “Qytetin Studenti” kushte dinjitoze falë ristrukturimit të godinave dhe pajisjes së tyre me mjetet e nevojshme.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga transformimi i godinave në “Qytetin Studenti”, ndërsa u shpreh se me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen në kushte të denja afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar.
Aktualisht janë 20 godina të rikonstruktuara, 13 janë në Qytetin Studenti dhe 7 janë në UBT.
Të tjera
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë