Deputeti i pavarur i Kuvendit, Haki Abazi, është tallur me Qeverinë Kurti lidhur me vendimin për pagesën e polisës së sigurimit për mërgimtarët.
Abazi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ajo s’është falas dhe paguhet nga taksat e qytetarëve. Ai ka ngritur një paralele mes qeverisë dhe “SuperGjyshes që i nxerrë paratë nga gjiri”.
“Polisa e Sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, ajo paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës që është marrë peng nga makineria komuniste dhe po e manipulon për sadaka dhe popullizëm”, deklaroi Abazi, që dikur ishte pjesë e VV’së.
“Është bërë qeveria sikur SuperGjyshja që i nxerrë paratë nga gjiri për më ju dhënë nipave e mbesave nga një peshqesh të vogël për me ndejt rehat edhe me dashtë gjyshën”.
“Mos të harrojmë që edhe mëtutje në Kosovë makinat kanë sigurim por njerëzit nuk kanë sigurim shëndetsorë! Për policët e ushtarët as që bëhet fjalë”, përfundon ai.





Të tjera
Mosha kur nisim të humbasim miqtë
Ministrja Pacolli takon UN-Habitat: Thellohet bashkëpunimi për zhvillim urban dhe banim të përballueshëm
Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Islamabad përpara bisedimeve të mundshme me SHBA-në