Në një reagim të ashpër dhe kritik ndaj funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si kjo gjykatë po e trajton rolin e saj në sistemin politik dhe juridik të vendit.
Ai akuzon institucionin më të lartë kushtetues për sjellje politike dhe për zvarritje të vendimeve që, sipas tij, po e shndërrojnë ligjin në një “serial episodik”, në vend që të reflektojnë funksionimin e një shteti të së drejtës, përcjell “Bota sot”.
Kryeziu e konsideron këtë sjellje si të papranueshme dhe larg parimeve të neutralitetit dhe drejtësisë që duhet ta karakterizojnë një arbitër kushtetues.
Shkrimi i plotë
Me ndërhyrje të fragmentuara dhe vendime të zgjatura, Gjykata po sillet si aktor politik, jo si arbitër kushtetues. Në vend të qartësisë, po prodhon kalkulim. Në vend të neutralitetit, po administron krizën.
E papranueshme.



Të tjera
Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, shtohen masat e sigurisë para duelit Sllovaki-Kosovë
Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast
Si të lini përshtypje të mirë përmes telefonit, 4 këshilla