Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave.
Sipas njoftimit të FSK-së, Gjeneral Jashari dhe Gjeneralin Cave diskutuan mbi të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i komandantit për sa i përket këtij plani është ngritja e kapaciteteve të plota operacionale dhe që FSK të jetë një kontribuuese e rëndësishme e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
“Gjenerali Cave e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së në ngritjen e kapaciteteve të saj. Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ky takim nënvizoi edhe një herë përkushtimin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e pozicionuar atë si një komponent thelbësor të sistemit të sigurisë euro-atlantike dhe duke rritur besimin në integrimin e saj në strukturat e NATO-s”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, flitet për anëtarësimin e vendit në aleancë
Rusia e gatshme të ndihmojë në përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme
“Dodona” e mbushur me mbeturina, ankohen qytetarët: Mjerim… (VIDEO)