Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj Ministrisë së Jashtme të Serbisë duke thënë se shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë i ka kujtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë thotë se ngjarjet e vitit 1999 lidhen me shkaktarët që sollën vrasje, spastrime etnike de dëbim me forcë të rreth një milionë shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.
“Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike”, thuhet në reagim.
Ky reagim erdhi pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po përpiqet të zhvendos vëmendjen nga siç pretendojnë ‘përndjekja sistematike e serbëve’ në Kosovë.
Nga reagimi i MPJ të Serbisë u përmend edhe e ashtuquajtura ‘shtëpia e verdhë’ e cila ishte pretenduar se shfrytëzohej për trafikim organesh në kohën e luftës.
Të tjera
Belgjika s’tregon se a do burgje në Kosovë, Qeveria Kurti thotë se s’ka nisur ndonjë ‘pazar’ me ta, e as s’ka kompetenca
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Bie çmimi global i naftës