Ministrja austriake për Evropë, Claudia Plakolm është takuar të hënën me presidenten, Vjosa Osmani.
Rreth këtij takimi, ministrja austriake ka shkruar gjatë ditës së sotme edhe në rrjetet sociale.
“Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, tha ajo në një postim ën X.
Një ditë më parë, edhe presidentja Osmani, dha detaje për takimin që pati me ministren austriake ku pjesë e takimit ishte edhe sekretarja e shtetit slloven për Çështje Evropiane, Neva Grashiq



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën