Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për blerje të votave me para të taksapaguesve, duke e cilësuar këtë veprim si një skemë të pastër të korrupsionit publik.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se kostoja e këtyre veprimeve, sipas saj, kap vlerën prej 26 milionë eurosh, të cilat, sipas saj, janë përdorur nga LVV për të siguruar mbështetje elektorale për zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor.
“Prokuroria është vonuar t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpatorë që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Kjo është një skemë e korrupsionit publik,” ka shkruar Bajrami.
Bajrami ka paralajmëruar se qytetarët do të reagojnë përmes votës, duke ndëshkuar ata që, sipas saj, kanë keqpërdorur paratë publike për përfitime politike.



Të tjera
Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast
Si të lini përshtypje të mirë përmes telefonit, 4 këshilla
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit