Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se bashkë me stinën e dimrit rikthehet edhe Programi për Subvencionimin e Faturave të Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme, i cili u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas ministrit, familjet që kanë qenë përfituese nga programi në vitin e fundit nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë, përveç në rastet kur kanë ndryshuar vendbanimin dhe orëmatësin e energjisë elektrike.
Ky program mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro në muaj për çdo anëtar, dhe që posedojnë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro.
Subvencionimi zbatohet për faturat e periudhës tetor-mars dhe paguhet drejtpërdrejt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra, në muajin pasues.



Të tjera
Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe
Një grup i deputetëve të PE-së i shkruajnë Ursula von der Leyen, kërkojnë që Kosovës t’i hiqen masat menjëherë
Rregullat e mirësjelljes për të shmangur çdo situatë të pakëndshme