Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ishte i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10.
Gjatë ditës së sotme, në Gjakovë u përurua shtatorja e shokut të Haradinajt, heroi Yll Morina ku edhe Haradinaj ishte i pranishëm. Në ndërkohë në media, qarkulloi një foto e Haradinajt, ku u pa se ishte duke lotuar përderisa u përurua shtatorja e shokut të tij.
Haradinaj tregoi rreth këtyre emocioneve dhe pse i rrodhën lotët gjatë përurimit të shtatores. Haradinaj tha se më tradhtoi loti sot.
Pavarësisht se ka qenë i robëruar nga armiku, Haradinaj tha se Morina e ka qëndruar i fortë dhe e ka ruajtur krenarinë e tij deri në fund të jetës.
Haradinaj gjithashtu theksoi se, gjithherë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka fituar ndaj serbëve, ata e kanë torturuar Morinën për qëllime hakmarrëse. Ai tha se e kanë operuar vazhdimisht vetëm për ta dëmtuar, deri sa ka vdekur.
Të tjera
Belgjika s’tregon se a do burgje në Kosovë, Qeveria Kurti thotë se s’ka nisur ndonjë ‘pazar’ me ta, e as s’ka kompetenca
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Bie çmimi global i naftës