Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 8 dhe 9 tetor në Belfast të Irlandës së Veriut, me pjesëmarrjen edhe të sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper.
Takimi bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.
Në fokus të diskutimeve të këtij viti janë temat e sigurisë dhe zhvillimit rajonal si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit përballë sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme, raporton KosovaPress.
Gjatë punimeve të këtij procesi, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.



Të tjera
Matësit e energjisë elektrike janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare
Pretendimet për heqjen e billbordeve në Mitrovicë, të pavërteta
LDK të gjejë një kompromis me PDK-në dhe të propozojë Vjosa Osmanin, që më pas VV-ja ta refuzojë