Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se kontejnerë me mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, duke thënë se dhjetëra efektivë të FSK-së janë trajnuar tashmë për përdorimin e tyre.
Ai thotë se kontrata me kompaninë turke Baykar u nënshkrua në dhjetor; dorëzimi ishte planifikuar për janar 2026, por u realizua tre muaj më herët. Dronët, së bashku me TB2 Bayraktar dhe Puma, do të forcojnë kapacitetin goditës të ushtrisë; ato u transportuan me kamionët Rheinmetall 8×8 (15 në total, 10 të blerë, 5 donacion).
Postimi i Albin Kurtit:
Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.
Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.
Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion.
Të tjera
Tani është koha e tij, hani rrush çdo ditë – Ja benefitet për trupin
Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja
Vendimet e mëdha s’janë asnjëherë të lehta, interesi i qytetarëve mbi gjithçka