Sinjal Alarmi: Premtimet e Vuçiqit për vende pune në Kosovë – ndërhyrje në sovranitet, kërkohet reagim më i ashpër

Aleksandar Vuçiq, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka dalë me një premtim të bujshëm drejtuar komunitetit serb që jeton në Kosovë.

Ai ka deklaruar se në dhjetë ditët e ardhshme, Serbia do të hapë rreth 400 vende të reja pune në sektorin e shëndetësisë, konkretisht në territorin e Kosovës.

Ndaj kësaj ka reaguar Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë duke bërë premtime për vende pune dhe përfitime financiare.

“Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, tha Kurti.

Ai theksoi se Beogradi po përdor çdo mjet për të minuar shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke ndërhyrë edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sipas tij, Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje të arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtar, por vazhdon të tentojë ta dobësojë pavarësinë dhe proceset demokratike të Kosovës.

“Serbia vazhdon të mos e pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur, i pranuar nga mbi 120 shtete të botës, sovranitetin e të cilës e mbron NATO dhe SHBA, dhe se nuk zgjedh mjete për ta minuar finalizimin e shtetësisë së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, duke ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit fqinj, në këtë rast duke ndërhyrë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Image

Njohësi i politikës, Vesel Makolli

Tutje, Makolli ka theksuar se Qeveria serbe po përpiqet të ndikojë tek votuesit serbë në Kosovë përmes premtimeve për punësim dhe përfitime financiare, duke ushtruar presion që bie ndesh me parimet demokratike.

Ai tha se kjo nuk është hera e parë që Serbia përpiqet të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë, veçanërisht në komunat me shumicë serbe.

Sipas tij, kjo ndërhyrje përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin dhe demokracinë e vendit.

Kjo situatë nuk është e re, pasi përpjekjet për të ushtruar ndikim politik në zonat me shumicë serbe në Kosovë, sidomos kur kemi të bëjmë me zgjedhjet në Kosovë, kanë ekzistuar edhe në të kaluarën

Kjo lloj ndërhyrjeje nuk është thjesht një çështje politike, por edhe një sfidë për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme që institucionet vendore dhe ndërkombëtare të jenë vigjilente dhe të monitorojnë me kujdes procesin zgjedhor, duke garantuar që qytetarët të votojnë në mënyrë të lirë, pa frikë apo ndikim të jashtëm. Për më tepër, është thelbësore që kjo çështje të trajtohet jo vetëm si një problem i momentit, por si një sinjal alarmi për nevojën e forcimit të institucioneve demokratike dhe të sigurisë në vend.

Qeveria dhe institucionet e tjera relevante duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe në koordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me nunin e pavarësisë sonë – SHBA-të, për të denoncuar ndërhyrjet në zgjedhjet lokale, sidomos në pjesën veriore të vendit, për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për ta ngritur rejtigun në skenën ndërkombëtare”, përfundon ai.

Lama: Ndërhryja është e papranueshme

Analistja politike, Alma Lama ka thënë se kjo është ndërhyrje e papranueshme e shtetit serb në fushatë, duke përkrahur vetëm një subjekt politik.

Image

Analistja politike, Alma Lama
yrje në fushatë nga ana e shtetit serb, duke përkrahur vetëm një subjekt politik, dhe është e papranueshme. Mirëpo, as z. Kurti nuk e ka respektuar standardin e mosndërhyrjes në zgjedhje në shtete të tjera. Ai këtë e ka bërë në Shqipëri, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, duke marrë pjesë drejtpërdrejt ose duke përkrahur kandidatë të caktuar. Pra, në një farë mënyre, e ka legjitimuar edhe ndërhyrjen e Serbisë. Kështu që z. Kurti nuk tingëllon i besueshëm dhe askush nuk e merr më seriozisht në ato që thotë”, shprehet Lama.