Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me vendosjen e posterëve me fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.
Policia bënë të ditur se posterat janë larguar nga vendet ku ishin vendosur dhe të njëjtit janë marrë si prova materiale.
“Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.
Përveç fotografisë së Vuçiqit në to shkruhej edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”.
Lidhur me këtë rast reagoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili parlajmëroi se se nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa leje përkatëse, do të arrestohet.
“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.



Të tjera
Kupa e Botës fillon sot: Të gjithë me sy në Amerikën e Veriut, 48 kombëtare do të luajnë 104 ndeshje
Stuhitë janë rreziku më i madh për Kupën e Botës
27 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe