Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka hedhur akuza ndaj shtetit të Serbisë.
Sipas Haradinajt, Serbia flet gjuhën e paqes në Bruksel e Washington, ndërkohë që ushqen nostalgjinë për luftë në opinionin e saj të brendshëm.
‘’Serbia flet gjuhën e paqes në Bruksel e Washington, ndërkohë që ushqen nostalgjinë për luftë në opinionin e saj të brendshëm.Këtë javë, shteti serb dhe mediat e lidhura me të kanë amplifikuar pjesë nga ditari i kriminelit të luftës, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), i cili pretendon se u dënua në vitin 2003 sepse “shpëtoi mijëra njerëz.Kjo nuk është thjesht rishikim i historisë, është një fyerje e turpshme ndaj drejtësisë dhe kujtimit të mbi 15,000 shqiptarëve të Kosovës të vrarë, mijëra ende të pagjetur e të fshehur në varreza masive nëpër Serbi, dhe qytete të tëra të spastruara etnikisht në vitin 1999 nën komandën e tij’’, ka shkruar ajo.
Më tutje sipas Haradinajt, Gjenerali Pavkoviq u dënua për krime kundër njerëzimit: vrasje, dëbim, persekutim dhe shpërngulje me forcë të shqiptarëve të Kosovës ndërsa lirimi i tij i hershëm dhe kthimi në Serbi është shoqëruar nga një fushatë shtetërore propagandistike.



Të tjera
Pesë shenja të mungesës së vitaminave që nuk duhen anashkaluar
Nëse një femër ka këto cilësi, mos e lini t’ju ikë
Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, mos i hani këto ushqime