Xhuliana Nura ka bërë jehonë me një deklaratë dhe tash e disa ditë media jo vetëm në Serbi, por edhe në Kroaci po i kushtojnë vëmendje.
Madje në Serbi po frikësohen se ajo mund ta fusë flamurin e UÇK-së në stadiumin në Leskovc në ndeshjen e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Megjithatë, pavarësisht pritjeve, ndeshja nuk do të kalojë pa polemika.
Konkretisht, Xhuliana Nura, figurë publike nga Kosova, njoftoi se do të shfaqej në ndeshje me flamurin e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), i cili është një simbol shumë i ndjeshëm në Serbi”, shkruan mes të tjera media kroate “Net”.
Është e qartë se shqiptarët do të bëjnë gjithçka për të përsëritur vitin 2014 me qëllim që të ndërpritet ndeshja dhe kështu të kompensohet mungesa e cilësisë.
Gjithnjë e më shumë njoftime se provokime po përgatiten edhe nga tribunat.
Pas tifozëve shqiptarë, të cilët e përshkruan Leskovcin si një “qytet të lashtë shqiptar”, tani ka folur edhe e famshmja Xhuliana Nura.
Nura tha në emisionin “Favorit” se e ka blerë një biletë për ndeshjen”, shkarravit media serbe.



Të tjera
Si të thoni me mirësjellje se jeni të zënë
BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës
Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit