Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.
Ky njoftim është publikuar në faqen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës një ditë pasi Sheholli i arrestua në Prishtinë, në një aksion të Policisë, Prokurorisë të ndihmuar edhe nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar të enjten se pas hetimeve disamujore është arrestuar Fatmir Sheholi nën dyshimin për spiunazh.
“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së”, njofton PSRK, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Bëhet e ditur se operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.



Të tjera
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”
Sodë buke dhe mjaltë, kombinimi që lufton kancerin