Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj partive opozitare, veçanërisht ndaj PDK-së dhe AAK-së, të cilat sipas saj, nuk e treguan guximin për t’u përballur me Listën Serbe gjatë seancës së sotme.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Mihali shkroi:
“Gjithë ditën gojën plot UÇK, Haga, komandatë, por aty ku dëshmohet kjo pra në Kuvend, nuk patën dorë me ngrit kundër Listës Serbe, as PDK as AAK. Këta jeni ju. Tradhtarë të vetes tuaj.”
Reagimi i saj vjen në një ditë kur u zgjodh nënkryetarët e Kuvendit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja. Sipas Mihalit, qëndrimi i këtyre partive tregon një mungesë koherence mes retorikës patriotike dhe veprimeve konkrete në institucionet e vendit.
Rashiq tha se para se këto incizime të publikoheshin bashkëpunëtorët e tij janë kërcënuar nga një person i cili ka telefonuar me numër nga Serbia, duke i ftuar ata që të shkojnë në Beograd për bashkëpunim.
Pas refuzimit të tyre, Rashiq thotë se i njëjti person ka kërcënuar për publikime të disa materialeve.
Rashiq: Incizimet nuk janë të vërteta, janë të montuara – një person nga Serbia kërcënoi bashkëpunëtorët e mi
Rashiq: Ne nuk i nënshtrohemi mendësisë diktatoriale të disa njerëzve që mundohen të na kontrollojnë
“Jam i vetdijshëm që kjo nuk do të ndaloj dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi ne nuk i nënshtrohemi mendësisë diktatoriale të disa njerëzve që mundohen të na kontrollojnë”, shtoi ai.
Rashiq tha se rastin e ka paraqitur te organet kompetente, teksa për fund pati një lutje për qytetarët serb që kanë dokumente të Kosovës dhe nuk jetojnë këtu.
Ai u tha atyre që të mos korruptohen për para pasi siç thotë për ’50 euro’ do të vështirësohet jeta e tyre për katër vite.
Rashiq: Nëse vini të votoni Listën Serbe për 50 euro mos ejani fare
“Nëse mund ta them një porosi për bashkëqytetarët tanë, ata që për arsye të ndryshme nuk jetojnë më në Kosovë, por i kanë dokumentet e Kosovës u lutem, do të jem pak më i rreptë, por po them ‘mos ia shitni shpirtin shejtanit për 50 euro’. Ato 50 euro që ju i merrni do thotë katër vite të vështira për ne. Për atë arsye nëse vini të votoni Listën Serbe për 50 euro mos ejani fare. Përndryshe çdo ditë tjetër jeni të mirëseardhur të jeni miqtë e tanë dhe familjarët e të afërmit tanë. Gjithashtu ju presim me padurim të gjithë ata që doni të ktheheni në Kosovë, por iu lus mos ia shkatërroni jetën atyre që kanë dëshirë të jetojnë këtu dhe jetojnë këtu për arsye tjetër”, tha Rashiq.
Rashiq u zgjodh sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 71 vota për.
Të tjera
Mediumi luksemburgas: Serbia lëviz në një “litar të hollë” mes Lindjes dhe Perëndimit – Vuçiq rrezikon izolimin e vendit
Shqiptarët kryesojnë në 16 komuna në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
12 organizata të shoqërisë civile u kërkojnë liderëve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës